LAJMI I FUNDIT:

FSSHK kundër lirimit të masave antiCOVID, e quan skandaloz vendimin e Qeverisë

FSSHK kundër lirimit të masave antiCOVID, e quan skandaloz vendimin e Qeverisë
Foto: Ilustrim

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, ka thënë se është i papranueshëm vendimi i Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e masave antiCOVID.

FSHK thotë se vendimi i tillë është skandaloz, transmeton Telegrafi.


“Skandaloze, e papranueshme lehtësimi i masave nga Qeveria në detyrë, aq më keq si duket për apetite politike asnjë parti politike nuk reagon. Andaj FSSHK edhe njëherë kërkon përgjegjësi kolektive,popullore që ta ruani veten, është më se evidente që të gjitha partitë politike nuk e kanë prioritet shëndetin publik të popullit por vetëm votën e tyre”, thuhet në reagim.

FSSHK tutje thotë “Apelojmë që IKSHPK dhe të gjithë ekspertët e shëndetësisë të distancohen nga veprimet politike vetëvrasëse dhe të mos jenë pjesë e vendimeve skandaloze për popullin e Republikës së Kosovës”.

“FSSHK apelon tek të gjitha mediat dhe i lut që të mos jenë pjesë e kësaj kampanje antikombëtare, ne nuk mund të jemi sponsor tuaj, por ne mund të mbrojmë shëndetin tuaj. Ju lutemi dhe përgjërohemi thirrni mendjes në veprimet tuaja. Jeta është më e shtrenjtë se një votë”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka lehtësuar masat antiCOVID, duke larguar orën policore në të gjitha komunat e Kosovës, dhe duke zgjatur orarin për biznese.  /Telegrafi/