LAJMI I FUNDIT:

FSSHK kërkon nga Qeveria të bëjë publike Ligjin e Pagave: Trazirat sociale janë të pashmangshme

FSSHK kërkon nga Qeveria të bëjë publike Ligjin e Pagave: Trazirat sociale janë të pashmangshme

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se nuk ka marrë pjesë në hartimin dhe draftimin e Ligjit të Pagave dhe se nuk është në dijeni për vlerën e koeficientit.

“Të nderuar punëtorë shëndetësorë, meqë këto ditë po qarkullojnë draftet e ndryshme dhe reagime të ndryshme për Ligjin e Pagave, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ju njofton se ne: Nuk kemi marr pjesë në hartimin e draftit të Ligjit të Pagave dhe Nuk jemi në dijeni për vlerën e koeficientit. Andaj çdo reagim nga grupet e caktuara mund të shkaktojë amulli dhe dëmtim të procesit për Ligjin e Pagave”, thuhet në njoftimin për media.


Më tej në njoftim thuhet se Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i bën apel Qeverisë së Republikës së Kosovës që sa më parë të publikojë draft-Ligjin e Pagave dhe vlerën e koeficientit me qëllim të shmangies së keqkuptimeve të cilat mund ta dëmtojnë këtë proces.

“FSSHK i siguron të gjithë punëtorët shëndetësor se në asnjë moment nuk do të pranojnë asnjë draft e asnjë koeficient që mund të shkoj në dëm të punëtorëve shëndetësor. Është momenti i fundit që të reflektoni në mënyrë të sinqertë dhe transparente, përndryshe, trazirat sociale janë të pashmangshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori