LAJMI I FUNDIT:

FSK publikon pamjet e operacionit të nxjerrjes së viktimës nga liqeni i Livoçit (Foto)

FSK publikon pamjet e operacionit të nxjerrjes së viktimës nga liqeni i Livoçit (Foto)

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka publikuar fotografi nga operacioni i nxjerrjes së trupit të 52-vjeçarit nga Gjilani, i cili u gjet i vdekur në liqenin e Livoçit të Gjilanit.

Policia ka bërë të ditur se ka dalë me urgjencë në vend të ngjarjes dhe janë thirrur edhe njësitet relevante, kurse një skuadër e Kërkim-Shpëtimit në Ujëra e FSK-së me vendim të ministrit të Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe urdhër të komandantit të Ushtrisë, gjeneral-lejtenant Rrahman Rama, është angazhuar mbrëmë rreth orës 22:00 në vlerësimin e gjendjes në liqenin e Livoçit.


Operacioni është ndërmarrë, pas njoftimit nga Policia për dyshimet se aty kishte rënë një person nga Gjilani. Ndërsa, operacioni i kërkimit nga zhytësit e FSK-së ka filluar sot në ora 09:00.

Nxirret një trup i pajetë nga Liqeni i Livoqit, dyshohet se është i një 53-vjeçari nga Gjilani
Lexo po ashtu Nxirret një trup i pajetë nga Liqeni i Livoqit, dyshohet se është i një 53-vjeçari nga Gjilani

I gjithë operacioni i kërkimiot është zhvilluar në kushte të vështira për shkak se sipërfaqja e ujit mbi liqe ishte ngrirë. Në saje të një pune profesionale, specialistët e FSK-së kanë arritur që të identifikojnë lokacionin dhe të nxjerrin nga liqeni trupin e viktimës.

Trupi i pajetë i viktimës ësht dërguar në Mjekësinë Ligjore për procedurat e mëtejshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori