LAJMI I FUNDIT:

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar në bazën amerikane në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar në bazën amerikane në Gjermani

Kompania e Deminimit e FSK-së do jetë pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “KFOR 30”, që ka filluar sot në bazën ushtarake amerikane në Gjermani.

Në njoftimin e FSK-së, thuhet se në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe ftesës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent nga Kompania e Deminimit të Gardës Kombëtare, do të jetë pjesë në Ushtrimin Ndërkombëtar “KFOR 30”në Republikën Federale të Gjermanisë në bazën ushtarake Amerikane Hohenfels nga data 09 shkurt deri më 28 shkurt 2022.


“Ushtrimi “KFOR 30” përgatit dhe trajnon trupat për mision në Kosovë, ky ushtrim është vlerësues për trupat para zbarkimit për mision, përkatësisht me fokus kryesor situatën aktuale në territorin e Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Me tej thuhet se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë pjesë e këtij ushtrimi me oficer e nënoficerë, me qëllim të ndëveprueshmërisë me partnerët duke bashkëvepruar në një ambient shumëkombësh, për të krijuar ambient të sigurt në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori