Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se po vazhdojnë përgatitjet për Stërvitjen "Defender- EUROPE' 23" dhe së bashku drejtë zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve të plota operacionale të FSK-së.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se vazhdon partneriteti shumë i ngushtë me ushtrinë amerikane.


“Partneriteti shumë i ngushtë me Ushtrinë Amerikane vazhdon fuqishëm edhe përmes Organizatës së Menaxhimit të Trajnimit për Asistencë në Siguri (SATMO).

Vazhdojmë së bashku me përgatitjet për Stërvitjen ‘Defender- EUROPE' 23’ dhe së bashku drejtë zhvillimit të aftësive dhe  kapaciteteve të plota operacionale të FSK-së”, shkruan Mehaj. /Telegrafi/