LAJMI I FUNDIT:

FSK kryen ushtrimet për mbrojtje, sulm dhe armatim – e gatshme për “Defender Europe” 23

FSK kryen ushtrimet për mbrojtje, sulm dhe armatim – e gatshme për “Defender Europe” 23

Nga 21 maji deri më 2 qershor Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak “Defender Europe” 23.

Në kuadër të përgatitjeve për ushtrimin “Defender Europe 2023”,  së fundi në FSK është realizuar ushtrimi fushor “Steel Alpha 2023”, për valdimin e Kompanisë A dhe Togut IVR nga Regjimenti i Dytë i Forcave Tokësore.


Forcat e Sigurisë së Kosovë kanë njoftuar se në këtë ushtrim janë kryer stërvitje për operacione të mbrojtjes, sulmuese dhe armatim.

“Në këtë ushtrim janë kryer stërvitje për operacione të mbrojtjes, sulmuese, të sigurisë dhe stabilitetit, duke i përfshi këtu edhe stërvitjet në nivel kompanie (LFX) me të gjitha sistemet e armatimit”, njofton FSK, transmeton Telegrafi.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj para disa ditësh ka deklaruar  se ky ushtrim do të jetë një test i radhës për ushtrinë e Kosovës, në të cilin do të përgatiten kapacitetet tona luftarake.

“Përgëzoj shtabin, partnerët tanë dhe të gjithë ata që janë duke u angazhuar maksimalisht që ky ushtrim të jetë në nivelin më të lartë organizativ. Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-se dhe në bazë të standardeve të saj është duke u forcuar çdo ditë. Kosova në NATO është gjithashtu një nga amanetet e dëshmorëve tanë”, ka deklaruar ministri.

Kosova do të marrë pjesë me mbi 1300 trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës në stërvitjen fushore “Defender Europe ’23”, përkrah forcave amerikane dhe aleatëve tjerë.

Gjithashtu, me këtë rast, Republika e Kosovës, do të ketë edhe statusin e vendit pritës.

Në këtë stërvitje do të validohet edhe një regjiment me njësitë të tjera të specializuara që e mbështesin në stërvitje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori