LAJMI I FUNDIT:

FSK-ja pret ofertë nga SHBA-ja për sistemin raketor “Javelin”, të destinuara 75 milionë dollarë

FSK-ja pret ofertë nga SHBA-ja për sistemin raketor “Javelin”, të destinuara 75 milionë dollarë

Secilën herë më e afërt është dita kur Javelinët do të jenë në dispozicion të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Tashmë kanë kaluar  tridhjetë ditët e parapara për njoftimin e Kongresit të SHBA-ve rreth kërkesës së Kosovës  për blerjen e këtij sistemi anti-tank, duke e hapur rrugën për blerjen e tyre.


Procedurat, sipas Ministrisë së Mbrojtjes do të fillojnë menjëherë, teksa tregojnë edhe shumë që është planifikuar për të blerë predhat amerikane.

“Nga kjo datë vetëm se jemi duke i pritur ofertat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të vazhduar më pas në procedurat e blerjes duke u bazuar në ofertën, por gjithashtu edhe në planifikimin e FSK-së. Kostoja totale e prokurimit, vlerësohet të jetë 75 milionë dollar amerikanë, ndërsa në këtë pako përfshihet edhe trajnimi i ushtarakëve të FSK-së”, tha Liridona Gashi Zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes.

Gashi bën me dije se buxheti ua mundëson që të blejnë edhe armatim të ri, për çka edhe janë duke i bërë planifikimet këtë vit.

Ndërkohë ish ushtaraku Hysen Gecaj është optimist se sistemin Javelin ushtria do ta përvetësojë brenda 2024-tës.

Maqedonci: Javeline tashmë fakt i kryer, jemi në pritje të ofertës nga ana e ShBA-së
Lexo po ashtu Maqedonci: Javeline tashmë fakt i kryer, jemi në pritje të ofertës nga ana e ShBA-së

“Unë shpresoj që brenda vitit edhe për shkak të situatës së krijuar në Ukrainë dhe në veri të Kosovës Javelinët do të arrijnë brenda vitit në Kosovë, kështu që në këtë aspekt jam optimist me kusht që mos të kemi ndonjë problem tjetër që mund të ndikojë në anulimin apo zvarritjen e Javelinëve në Kosovë”, tha Hysen Gecaj – ish kolonel i FSK-së.

Po aq të nevojshëm e të domosdoshëm pajisjen pa vonesa e sheh ish koloneli i FSK-së Afrim Veseli.

“Unë shpresoj shumë që Ministria e Mbrojtjes të përshpejtojë hapat në procedurat e tenderimit, për blerjen e tyre dhe ato sa ma shpejt të vijnë në Kosovë dhe të fillojë trajnimi i pjesëtareve të FSK-së për përdorimin e tyre, kjo do të shkojë në favor të mbrojtjes së territorit të vendit. Situata e sigurisë është shumë e brishtë ardhja e këtij sistemi, është tepër i nevojshëm dhe i domosdoshëm”, tha Afrim Veseli – ish kolonel i FSK-së.

Përndryshe, përveç sistemit Javelin Kosova e posedon një sistem antitank të ngjashëm të blerë nga Turqia.

Bëhet fjalë për sistemin Omtas, të cilin edhe e kishin ekspozuar në Defender Europe 23./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori