LAJMI I FUNDIT:

FSK-ja po merr pjesë në ushtrimin e përbashkët me partnerë ndërkombëtarë në Gjermani

FSK-ja po merr pjesë në ushtrimin e përbashkët me partnerë ndërkombëtarë në Gjermani

Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me partnerët ndërkombëtarë është duke marr pjesë në Ushtrimin e Përbashkët KFOR 26, në Hohenfels të Republikës Federale të Gjermanisë.

Sipas njoftimit për media, ky ushtrim që organizohet për çdo vit ka për qëllim përgatitjen e nevojshme të njësive me mision në kuadër të KFOR-it.


“Kontingjenti i FSK-së, në këtë ushtrim po merr pjesë me 12 pjesëtarë në detyra të specifikuara si: Shtabi i FSK-së, Njësia e EOD-së dhe MKAB-së. Pjesëtarët janë akomoduar në Bazën e Ushtrisë Amerikane në Hohenfels, e cila njëherësh është bazë ku realizohen të gjitha trajnimet ndërkombëtare më fokus të veçantë Evropën”, theksohet në njoftim.

Ndër të tjera njoftimi ushtrimi po zhvillohet në pesë faza.

“Arritja, Zbarkimi, Trajnimi, Ushtrimi dhe Rigjenerimi. Tani është duke u zhvilluar faza e tretë, ku njësitë e FSK-së, deri më tani kanë marrë pjesë në stërvitjet e organizuara nga homologët e njësive përkatëse kryesisht të ushtrisë amerikane (Stërvitje për njësitë e EOD-së dhe MKAB-së), ku nëpërmjet skenarëve kanë kryer të gjitha koordinimet dhe përgatitjet me qëllim që njësitë të jenë të gatshme për përmbushjen e misionit gjatë ekzekutimit të ushtrimit”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë thuhet se kontingjenti i FSK-së, përpos stërvitjeve në deminim dhe dekontaminim, kontribut të veçantë është duke dhënë edhe në fushën e informimit.

“Në këtë ushtrim të përbashkët, njësitet përmes KFOR-it përgatiten për mision real në Kosovë. Pjesëmarrës në këtë ushtrim janë nga: SHBA-ja, Shqipëria, Italia, Sllovenia, Romania, Armenia, Moldavia, Lituania. Ushtrimi i Përbashkët KFOR 26 ka filluar të zhvillohet më 20 qershor 2019, me zbarkimin e kontingjentit të FSK-së në Hohenfels dhe do të përfundojë më 11 korrik 2019, ku pjesëtarët tanë do të kthehen në Kosovë”, thekson njoftimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori