LAJMI I FUNDIT:

Fshati zviceran që ofronte të holla për t’i shpëtuar boshatisjes, tani ka familjen e parë

Fshati zviceran që ofronte të holla për t’i shpëtuar boshatisjes, tani ka familjen e parë

Me shuma marramendëse të hollash, fshati Albinen me 240 banorë në Valis ka tërhequr banorë të rinj.

Tani është bërë e ditur se një familje nga Kantoni Aargau është zhvendosur për Valis.


Oferta e fshatit nga fundi i vitit të kaluar shkaktoi reagime në mbarë globin tokësor: Ai i cili vjen për të jetuar në këtë fshat, do të pranojë një shumë të madhe të hollash.

Personat individualë pranojnë 25’000 franga, ndërsa çiftet 50’000 franga.

Në mënyrë shtesë, fshati paguan edhe për çdo fëmijë nga 10’000 franga, në mënyrë që të pengohet zhvendosja nga fshati, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.

Tani, një familje nga Kantoni Aargau ka vendosur që prej 01 shtatorit të këtij viti të transferohet në Albinen.

Përpos kushteve të lartpërmendura, të ardhurit nuk duhet të jenë më të moshuar se 45 vite. Kjo ofertë është e vlefshme edhe për të huajt që janë në posedim të Vizës C.

“Jemi të lumtur për familjen që do të vijë”, ka deklaruar kryetari i komunës Beat Jost për “Walliser Boten”.

Kërkesa e parë u miratua para një jave. Familja ka një fëmijë, ndërsa një tjetër pritet të lind në korrik, ka vazhduar Jost.

Familja nga Aargau është duke e blerë një shtëpi në fshat, kështu që ajo do të pranojë 70 mijë franga.

Ajo ka pasur gjithnjë dëshirë të ketë një shtëpi në afërsi të natyrës dhe me këtë rast është përcaktuar për fshatin Albinen.