LAJMI I FUNDIT:

Fshati Mazgit bëhet me ndriçim publik

Fshati Mazgit bëhet me ndriçim publik

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, dhe drejtues të KEK-ut, përuruan punimet për ndriçimin e rrugës Obiliq-Mazgit në gjatësi prej rreth 5 km. Për këtë projekt, KEK-u ka ndarë 50 000 €.Kryetari komunës së Obiliqit Xhafer Gashi tha se kanë mirëpritur këtë projekt, duke thënë se presin edhe shumë projekte të tjera si nga KEK-u, por edhe nga të gjithë ata që shprehin gatishmëri të ndihmojnë komunën e Obiliqit, raporton Ekonomia Online.

“Ky është një projekt i cili po realizohet me kërkesën e komunës. Ky projekt është diku rreth 4 kilometra që do të ndodh ndriçimi. Ne e falënderojmë KEK sepse KEK ka filluar të reflektoj pozitivisht karshi kërkesave të qytetarëve, normal ne e përfaqësojmë secilin institucion komunal. Presim që shumë shpejt të filloj edhe parku i qytetit, një park të cilin bashkërisht do të investojmë me KEK-un pastaj do t’i shqyrtojmë disa projekte të përbashkëta.


KEK-u shfrytëzon rreth 72% të komunës tonë për prodhimin e energjisë për gjithë territorin e Kosovës, dhe meqë neve e kemi një situatë buxhetore jashtëzakonisht të vogël shpresoj që KEK-u në të ardhmen bashkërisht me neve”, ka thënë Gashi.

Nijazi Thaçi, zëvendësdrejtor i KEK-ut tha së kjo është vetëm një nisem për ndërtimin e komunës së Obiliqit. Ai ceku se së bashku me Komunën e Obiliqit do ndërtojnë edhe parkun e qytetit të Obiliqit.

“Ky projekt ka kushtuar diku rreth 50 mijë euro dhe janë afër 4 kilometra që do të investohen në ndriçimin publik të këtij fshati. Janë hapur edhe disa tenderë të tjerë që do të përurohen ndriçimi prej mjekësisë punës deri në fshatin Dardhishtë siç tha edhe kryetari edhe punimet e një parku të qyteti. KEK-u ka për detyrë që në vendin që operon aty të iu ndihmoj edhe komunitetit përreth”, tha Thaçi. /Telegrafi/