LAJMI I FUNDIT:

Frymëzuese për miliona njerëz: Punëtori i ndërtimtarisë që nuk e ka një këmbë (Video)

Frymëzuese për miliona njerëz: Punëtori i ndërtimtarisë që nuk e ka një këmbë (Video)

Huang Yu-lun nga Tajvani, e ka humbur këmbën e majtë, në një aksident trafiku kur ishte dy vjeç. Por, përkundër mungesës fizike, ai ka zgjedhur të punojë në ndërtimtari, transmeton Telegrafi.

Siç shihet në videon e postuar më poshtë, 25-vjeçari hip me lehtësi nëpër shkallë dhe skele, duke mbajtur balancën me patericën metalike.


“E tëra që dua është të punoj dhe të mbaj vetën. Mungesa e këmbës nuk më shkakton problem dhe nuk është arsye që të heqë dorë”, ka thënë Yu-lun.

Pas publikimit të filmimit ku ai shfaqet në një punishte, shumë njerëz e kanë marrë si inspirim dhe i kanë lënë mesazhe pozitive duke e inkurajuar.

“Derisa miliona njerëz të shëndoshë qëndrojnë para televizorit, ky nuk e ka këmbën dhe hipën mbi kulme”, është një nga komentet e shumta lidhur me rastin. /Telegrafi/