LAJMI I FUNDIT:

Frutat që veprojnë si pastrues natyralë dhe na ndihmojnë për një tretje më të rregullt e të shëndetshme

Frutat që veprojnë si pastrues natyralë dhe na ndihmojnë për një tretje më të rregullt e të shëndetshme

Aparati tretës luan një rol jetësor në shëndet, pasi është përgjegjës për përthithjen e lëndëve ushqyese dhe eliminimin e mbetjeve ushqimore

Sipas Medicine.net, përpunimi i lëndëve ushqyese në stomak, kalimi i këtyre të fundit në gjak dhe nxjerrja e lëndëve të panevojshme përmes zorrës së trashë apo të hollë, është një proces metabolik që duhet të ndodhë çdo ditë. Nëse ky proces ndodh më pak se tre herë në javë, atëherë me shumë gjasa ju vuani nga konstipacioni.


Shkaku i këtij problemi shëndetësor ndryshon për individë të ndryshëm, megjithatë kura duket të jetë e njëjtë. Përveç medikamenteve apo kurave të ndryshme, ka dhe disa fruta që mund të ndihmojnë në këtë gjendje. Ato janë:

1. Frutat e malit

Të gjitha frutat e kësaj familjeje si manaferrat e ëmbla, dredhëzat dhe mjedrat mund të ndihmojnë me konstipacionin. Vetëm 1 filxhan dredhëza të freskëta siguron 3 gram fibra, 1 filxhan manaferra do t’ju sigurojnë 7.6 gram dhe 1 filxhan me mjedra 8 gramë. Gjithashtu, manaferrat janë të ulëta në kalori, prandaj ju mund t’i hani pa u ndjerë në faj se mund të shtoni peshë.

2. Kivi

Kivi njihet për faktin se është i pasur me enzimën e quajtur “actinidain”. Kjo enzime ka efektin e ngjashëm sikurse dhe enzima bromelainë që vepron si katalizator për tretjen e proteinave. Një studim i fundit raportoi se njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrëve të irrituara duhet të konsumojnë 2 kivi në ditë për 4 javë për të vënë re përmirësime. Po ashtu, si këshillë shtesë ju themi se nuk ka asgjë më të shëndetshme dhe më të dobishme për tretjen se sa një sallatë e përgatitur me kivi, papajë dhe ananas.

3. Dardha

Ky frut është i ngarkuar me vitamina dhe antioksidantë. Gjithashtu, dardhat janë një nga frutat më fibroze, prandaj përfshirja e tyre në dietën tuaj është një mënyrë tjetër për të lehtësuar ndonjë shqetësim me aparatin tretës. Vetëm 1 dardhë e mesme me lëkurë, do t’ju japë 5 gramë fibra, kështu që nëse hani 2, jeni afër gjysmës së dozës së përditshme të fibrave.

4. Kumbullat (të thara apo jo)

Kumbullat përmbajnë sorbitol dhe fructozë, sheqerna fermentuese që mund të kenë efekt laksativ.

Ananasi

Ky fryt i bukur përmban një enzimë kruciale të quajtur bromelainë, e cila e ndihmon tretjen. Bromelaina është lloj i enzimës, që e përshpejton reaksionin biokimik, duke e bërë ideale për të asistuar në tretje dhe te proteinat e tjera. Ananasi gjithmonë duhet të jetë i freskët dhe është ideal për ta kombinuar me sallatë për drekë, sepse është lloj fryti që kombinohet lehtë me të gjitha llojet e ushqimeve.

Avokado

Avokado është e pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat i pastrojnë zorrët dhe pengojnë problemet e tretjes. Acidet omega-3 të saj shërbejnë si lubrifikues për murrin e zorrëve. Të gjitha grimcat e mbetura dhe toksinat ngjiten për to dhe nxirren jashtë.

Molla

Mollët detoksikojnë zorrët dhe pastrojnë gjërat e dëmshme si dhe metalet e rënda nga organizmi. Mollët janë të pasura me pektinë, për të cilën arsye janë në mesin e frutave më të mira për të pastruar zorrët. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori