LAJMI I FUNDIT:

FRODEM kërkon dokumentin e donacionit për kryqin

FRODEM kërkon dokumentin e donacionit për kryqin

Fronti për Maqedoni demokratike (FRODEM) me letër të hapur i është drejtuar Komunës së Butelit. FRODEM kërkon maturi për ta ruajtur bashkëjetesën në Butel dhe në gjithë territorin e Maqedonisë.

Letra e plotë:


Duam t’u tregojmë disa aspekte nga veprimi i Komunës së Butelit për vendosjen e kryqit apo gurthemelit që shkaktoi tensione ndëretnike:

Komuna duhet të sigurojë kushte për bashkëjetesë duke pasur parasysh llojllojshmërinë e etnikumeve në nivel republikan. Duam t’u rikujtojmë se këto veprime dënohen me ligjin penal.

Si qytetar të Republikës së Maqedonisë dhe si Front për Maqedoni demokratike themi se në komuna ku ka komunitete të ndryshme, si në Butel, duhet të vendohen përmendore që bashkojnë qytetarët, transmeton Portalb.

Puna jo e balancuar e udhëheqësisë së komunës Butel nuk duhet të mbulohet me aksione të njëanshme partiake.
Me këtë rast, në raport me rregulloren për qasje të lirë ndaj informacioneve me karakter publik të na mundësoni shqyrtim në procedurën për vënien e kryqit nga dokumenti i donatorit dhe çështjen e financimit të së njëjtës. Kjo për arsye se ka interes edhe nga donator tjerë për përmendore të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori