LAJMI I FUNDIT:

FRODEM: Kambialet janë të paligjshme dhe të pavlefshme

FRODEM: Kambialet janë të paligjshme dhe të pavlefshme

Partia FRODEM reagon ndaj nënshkrimit të kambialeve nga ana e deputetëve, duke e konsideruar si akt joligjor dhe të pavlefshëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti paralajmëron të gjithë personat të cilët kanë bërë keqpërdorime në emër të partisë, ose duke u fshehur pas partisë, kanë mashtruar, kanë kërcënuar ose nënçmuar, duke detyruar nënshkrimin e dokumentacioneve të këtilla financiare, do të ndiqen penalisht.

FRODEM-i drejgon gishtin kah VMRO-DPMNE-ja si nënshkruese të këtyre kambialeve, duke theksuar se këto dokumente nuk prodhojnë asnjë implikim financiar-juridik, por prodhojnë implikime penalo-juridike të të gjithë atyre që i kanë inicuar dhe lëshuar në treg./Telegrafi/