LAJMI I FUNDIT:

“Friends”: 25 yjet e mëdha hollivudiane që kanë qenë mysafirë në serialin e popullarizuar

“Friends”: 25 yjet e mëdha hollivudiane që kanë qenë mysafirë në serialin e popullarizuar
(Foto: Screenshot/NBC/Friends)

Kult komedia televizive, “Friends”, ka zgjatur plot dhjetë vite (1994-2004), ndërsa gjatë asaj kohe në episodet e serialit janë shfaqur një numër i madh i emrave të njohur të Hollywoodit.

Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer i kanë argëtuar fansat e serialit me vite të tëra, ndërsa kjo komedi është pëlqyer edhe nga gjenerata e re pas shfaqjes në Netflix.

Mirëpo, pos gjashtë protagonistëve kryesorë, kohë pas kohe në episode të caktuara janë përfshirë karaktere të ndryshme që janë portretizuar nga emra të njohur hollivudianë.


https://www.youtube.com/watch?v=6-_RMnEa-Vs

Disa prej tyre ishin të famshëm që atëherë, si Brad Pitt e Julia Roberts, ndërsa të tjerët janë bërë të popullarizuar më vonë, siç është shembulli me Dakota Fanning e Giovanni Ribisi.

https://www.youtube.com/watch?v=8derqwgZf-c

Brad Pitt është paraqitur në sezonin e tetë dhe luante një koleg që kishte shkuar në shkollë me Monican dhe Rachelin. Karakteri i tij e urren Rachelin, sepse kishte bërë shaka në dëm të tij. Ai më herët kishte qenë i plotë, njësoj sikur Monica, ndërsa duke shikuar karakterin që luante Pitt, vështirë se mund të besohej.

https://www.youtube.com/watch?v=rJ0yqOavyPo

Chandler takon sërish shoqen e tij të klasës, Susie, të cilën e ka tallur në shkollë. Kjo vajza ka ardhur të hakmerret, ndërsa rolin e saj e luan Julia Roberts.

Bashkimi i "Friends" shtyhet për vitin 2021, xhirimet u anuluan për shkak të coronavirusit
Lexo po ashtu Bashkimi i "Friends" shtyhet për vitin 2021, xhirimet u anuluan për shkak të coronavirusit

https://www.youtube.com/watch?v=zesZ9qZNQk0

I njohur si ‘doktor House’ nga seriali i famshëm me të njëjtin emër, Hugh Laurie, e ka luajtur rolin e një zotërie që qëndron ulur pranë Rachelit gjatë udhëtimit me aeroplan drejt Londrës.

Komiku Charlie Sheen nuk ka munguar në këtë serial. Ai u shfaq në sezonin e dytë të “Friends” duke luajtur rolin e të dashurit të Phoebe.

https://www.youtube.com/watch?v=IcpjD-VH_9g

Sean Penn ka luajtur rolin e Eric, i dashuri i motrës binjake të Phoebe. Ai mendon se e dashura e tij është një mësues e mirë që merret me punë bamirëse, mirëpo Phoebe ia thotë të vërtetën.

Bruce Willis e ka luajtur rolin e babait të të dashurës së Rosit. Veç kësaj, karakteri i tij, Paul Stevens, takohet me Rachelin dhe fillojnë të shoqërohen.

https://www.youtube.com/watch?v=T2FAN4pJAq0

Rachel dhe Monica vendosin të organizojnë një ndejë për Phoebe dhe e ftojnë një striptist, rolin e të cilit e luan Danny DeVito.

Reese Witherspoon është paraqitur në serial si motra e zhvatëse e Rachelit, Jill. Ajo nuk punon dhe jeton nga prindërit e saj.

https://www.youtube.com/watch?v=PdVDyq8yqhg

Jean-Claude Van Damme ka luajtur në sezonin e dytë. Protagonistët e serialit takohen me të në xhirimet e një filmi të tij.

Komiku tashmë i ndjerë, Robin Williams, ka luajtur rolin e një mashkulli që e ka tradhtuar bashkëshortja, ndërsa Billy Crystal e ka portretizuar mashkullin që e ngushëllonte mikun e tij të tradhtuar.

Ben Stiller, Winona Ryder, Alec Baldwin, Gary Oldman, Susan Sarandon, Brooke Shields, Charlton Heston, Jason Alexander, Morgan Fairchild, Kathleen Turner, Freddie Prinze Jr e Christina Applegate – janë disa nga yjet tjera të njohura që kanë luajtur në këtë serial të popullarizuar. /Telegrafi/

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Magazina
Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Zbulohet 'skema e mashtrimit' të Jozit dhe Valbonës - dyshja gënjyen banorët sikur kanë qenë në lidhje para dy viteve

Zbulohet 'skema e mashtrimit' të Jozit dhe Valbonës - dyshja gënjyen banorët sikur kanë qenë në lidhje para dy viteve

Magazina
Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina
Kalo në kategori