LAJMI I FUNDIT:

Frenohet rritja e çmimeve në Shqipëri, inflacioni 7.4 për qind në Dhjetor

Frenohet rritja e çmimeve në Shqipëri, inflacioni 7.4 për qind në Dhjetor

Konsumi i festave të fundvitit në Shqipëri shoqërohet me rritje jo të zakontë të çmimeve në muajin dhjetor.

Por dhjetorin e kaluar ndryshimi vjetor i çmimeve ishte 7.4 për qind duke shënuar një zbutje të ritmeve të rritjes për tretin muaj radhazi nga 8.3 për qind në tetor dhe 7.9 për qind në nëntor, raportoi instituti i statistikave INSTAT.


Ritmet më të ulëta të rritjes lidhen me rënien e konsumin dhe uljen e çmimeve të lendeve të para, sidomos naftës.

Rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2022 është 6.7 për qind nga 2.0 për qind që ishte në vitin 2021.

Krahasuar me muajin Dhjetor 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 14.2 për qind, ndjekur nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6.5 për qind, “Transporti” me 6.0 për qind, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5.5 për qind, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5.2 për qind, “Veshje dhe këpucë” me 3.8 për qind, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.3 për qind, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2.8 për qind, “Shërbimi arsimor” me 2.3 për qind, “Komunikimi” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 1.3 për qind secili dhe “Shëndeti” me 1.1 për qind.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 25.4 për qind, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 21.8 për qind, “peshk” me 15.7 për qind, “bukë dhe drithëra” me 15.3 për qind, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 15.0 për qind, “mish” me 13.2 për qind, “zarzavate përfshirë patatet” me 11.8 për qind, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori