LAJMI I FUNDIT:

Frankfurter Allgemeine Zeitung: Qeveria e RMV-së korrupsion në emër të BE-së

Frankfurter Allgemeine Zeitung: Qeveria e RMV-së korrupsion në emër të BE-së

Premtimi i socialdemokratëve kur morën pushtetin në vitin 2017, për një betejë vendimtare me korrupsionin, nuk është realizuar. Në një shkrim të gazetës gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, politika e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ekipit të tij kështu mund të përshkruhet si – korrupsioni në emër të BE-së.

Premtimi i socialdemokratëve kur morën pushtetin në vitin 2017, për një betejë vendimtare me korrupsionin, nuk është realizuar. Ky është konstatimi që bëhet në një shkrim të gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung që i kushtohet Maqedonisë, sipas së cilës korrupsioni qeveritar fshihet pas flamurit të BE-së. Njerëzit në Maqedoninë e Veriut janë mësuar me faktin se korrupsioni është një e keqe e vazhdueshme në vendin e tyre. Fillon shkrimi i titulluar – Korrupsion në emër të BE-së. Skandali më i fundit në Onkologji cilësohet si aferë skandaloze edhe për standardet lokale.


“Sipas hulumtimit me të cilin në ndërkohë po merret edhe organet e drejtësisë”, shkruan më tutje FAC, “supozohet se në Klinikën e Onkologjisë në Shkup sistematikisht janë vjedhur barna të shtrenjta dhe janë shitur në tregun e zi. Për këtë qëllim janë gjetur pacientë fiktive, të cilëve u është llogaritur trajtimi. Disa nga pacientët e vërtetë iu dha një placebo, shumë vdiqën. Në raste të tjera, familjet e pacientëve është dashur t’i blejnë barnat në tregun e zi, edhe pse sipas sigurimit shëndetësor duhet të ishin falas për ta”. Këto zbulime, shkruan gazeta gjermane, vetëm sa përforcojnë praktikën e vërejtur më parë se “Kushdo që duhet t’i nënshtrohet një procedure të rëndësishme mjekësore, do të preferonte të përdorte kursimet e fundit ose të merrte një kredi për trajtim jashtë vendit sesa të ekspozohej ndaj sistemit vendas të kujdesit shëndetësor”.

Por pavarësisht këtij skandali, FAC komenton se një gjë mund të konkludohet – premtimi i socialdemokratëve kur morën pushtetin në vitin 2017, për një betejë vendimtare me korrupsionin, nuk është realizuar. “Zaev premtoi se do të pastrojë trashëgiminë korruptive të paraardhësit të tij Gruevski. Por vështirë se do të gjeni dikë në Maqedoninë e Veriut që të besojë se ky premtim është përmbushur. Përkundrazi, mazhoranca beson se korrupsioni i njërës palë është zëvendësuar nga korrupsioni i palës tjetër”, shkruan FAC. Dallimi, sipas gazetës, është vetëm në retorikën shoqëruese.

“Gruevski u paraqit si një nacionalist i ashpër dhe “patriot”. Socialdemokratët në pushtet dhe partnerët e tyre nga komuniteti etnik shqiptar paraqiten si ‘pro-evropianë’ dhe e drejtojnë plotësisht politikën e tyre drejt anëtarësimit në BE”. Si shembull shtesë në këtë drejtim, FAC përmend ndryshimet në Ligjin Penal nga shtatori i këtij viti, me të cilat u hoqën apo u reduktuan dënimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Presidenti Stevo mund të kishte shfrytëzuar të drejtën e vetos, por ai i nënshkroi menjëherë amendamentet. Por BE-ja i rezistoi përpjekjes për t’u keqpërdorur nga qeveria dhe presidenti si një justifikim për abuzimet e brendshme politike që përfaqësojnë një kthim prapa në luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni në emër të BE-së, kështu mund të përshkruhet politika e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ekipit të tij”, thekson FAC dhe citon ish-ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sipas të cilit “Nikolla Gruevski mbante flamurin maqedonas për të mbuluar korrupsionin dhe kidnapimin e institucioneve shtetërore, ndërsa Qeveria aktuale po mban flamurin evropian për të bërë të njëjtën gjë”.(koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori