LAJMI I FUNDIT:

Francezët sot zgjedhin presidentin e ri: Macron dhe Le Pen favoritët kryesor

Francezët sot zgjedhin presidentin e ri: Macron dhe Le Pen favoritët kryesor

Francezët sot dalin në zgjedhje presidenciale, që do të mund të ishin një lloj kthese për këtë shtet evropian.

Sipas anketave, “lufta e ashpër” do të zhvillohet mes presidentit aktual Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen e Jean-Luc Melenchon, transmeton Telegrafi.


49 milionë qytetarë francezë kanë të drejtë vote, ku dy nga 12 kandidatët do të duhej të shkonin në raundin e dytë, në rast se asnjëri prej kandidatëve nuk fiton 50 për qind të votave në raundin e dytë.

Zgjedhjet presidenciale franceze: Gjithçka që duhet të dini
Lexo po ashtu Zgjedhjet presidenciale franceze: Gjithçka që duhet të dini

Siç raporton BBC, Macron që kërkon një mandat tjetër – nuk ka kaluar edhe aq shumë kohë në fushatë zgjedhore, për faktin se është i fokusuar më shumë në luftën në Ukrainë.

Një temë ka dominuar në fushatën parazgjedhore, e bëhet fjalë për shpenzimet e mëdha për jetën e qytetarëve francezë.

Macron dhe Le Pen kanë qenë në “garë të ashpër” në zgjedhjet e fundit të vitit 2017. Asokohe 66.1 për qind e francezë i dhanë përkrahjen Macronit, derisa Le Pen mbeti me 33.9 për qind. /Telegrafi/