LAJMI I FUNDIT:

Francezët shënojnë përvjetorin e lëvizjes ‘Jelekët e Verdhë’

Francezët shënojnë përvjetorin e lëvizjes ‘Jelekët e Verdhë’

Policia franceze ka arrestuar më shumë se 250 vetë në të gjithë vendin gjatë protestave që shënuan përvjetorin e parë të lëvizjes së ashtuquajtur “Jelekët e Verdhë”.

Sipas autoriteteve vetëm në Paris u arrestuan 173 vetë.


Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner tha të dielën për radion “Evropa 1”, se kishte pak demonstrues të ligjshëm mes atyre që u rebeluan për disa orë të shtunën në juglindje të Parisit.

Ai i cilësoi protestuesit banditë të egër, të cilët siç tha erdhën për të luftuar kundër forcave të sigurisë si dhe që të pengonin shërbimet e urgjencës të kryenin detyrën e tyre.

Demonstruesit dogjën disa makina në Paris si dhe hodhën gurë e shishe ndaj policisë që u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës e ujë.

Demonstrata të dhunshme në Paris, demonstruesit thyhen bankat dhe rrotulluan vetura nëpër rrugë
Lexo po ashtu Demonstrata të dhunshme në Paris, demonstruesit thyhen bankat dhe rrotulluan vetura nëpër rrugë

Lëvizja e ashtuquajtur e “jelekëve të verdhë”, është shndërruar nga një protestë kundër planeve për rritje të taksës së karburantit, në një lëvizje që synoi një gamë më të gjerë çështjesh, përshirë masat ndaj ndryshimeve klimatike deri tek mbështetja për familjet e punëtorëve.

Presidenti francez Emmanuel Macron iu përgjigj demonstratave duke nisur në fillim të këtij viti një debat qytetar mbarëkombëtar. Ai ndërmori disa veprimeve siç ishte ulja e taksave si dhe rritja e pagës minimale.

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori