LAJMI I FUNDIT:

Francë-Kroaci zhvillohet të dielën, rruga e dy kombëtareve deri në finale

Francë-Kroaci zhvillohet të dielën, rruga e dy kombëtareve deri në finale

Finalja e madhe e Kampionatit Botëror Rusi 2018, mes Francs dhe Kroacisë do të zhvillohet të dielën.

Ndeshja fillon në ora 17:00 dhe zhvillohet në Luzhniki Arena të Moskës.


Franca erdhi deri në finale duke mposhtur kundërshtarë si Australia dhe Peruja në grupe dhe duke barazuar me Danimarkën.

Me shtatë pikë të tubuara dhe si lider kishte dalë nga grupi C.

Në 1/8 e finales francezët do të takoheshin me Argjentinën ku pas një ndeshje fantastike fituan në fund me rezultat 4-3.

Didier Deschamps me lojtarët (Getty Images)

Në çerekfinale ishte radha e Uruguait, ku me lehtësi ‘Gjelat’ fituan edhe këtë përballje 2-0.

Dhe në gjysmëfinale ishte radha e ndeshjes më të vështirë, asaj kundër Belgjikës.

Me golin e vetëm të shënuar nga Samuel Umtiti, Franca e ka shkrua emrin në finalen, për herë të tretë në 20 vite.

Franca (Getty Images)

Në anën tjetër Kroacia edhe pse me shumë yje konsiderohet si befasia e madhe e këtij Kampionatin Botëror.

Kroatët dolën si lider nga faza e grupeve edhe pse ishin në grupin që konsiderohej ‘grupi i vdekjes’.

Fitore me Nigerinë 1-0, Argjentinën 3-0 dhe Islandën 2-1, bën që  kroatët të dalin nga grupi si lider me nëntë pikë.

Në 1/8 takimi me Danimarkën që u bë interesant vetëm pas penalltive. Loja e rregullt 1-1, ndërsa portieri Danjel Subasic priti tre penallti për ta duruar Kroacinë në çerekfinale.

Kroacia (Getty Images)

Në këtë nivel u desh të përballet me nikoqirët e kampionatit, Rusinë. Ndeshja u mbyll 1-1, ndërsa pas vazhdimeve 2-2.

Përsëri penalltitë vendosën që Kroacia të kalojë tutje.

Mario Mandzukic përmbysi gjithçka (Foto: Getty Images)

Ndeshja gjysmëfinale u zhvillua ndaj Anglisë, ku kroatët konsideroheshin si jofavoritë në këtë përballje.

Por pas një pjese të parë jo të mirë ku ishin duke humbur 1-0, në pjesën e dytë morën lojën nën kontroll dhe barazuar duke mundur edhe të fitojnë.

Në vazhdime gjetën golin e fitores me Mario Mandzukic, duke kaluar në finale për herë të parë në histori.

Kroacia kur kaloi në finale (Getty Images)

Ndeshja mes këtyre dy kombëtareve mund të konsiderohet nga shumëkush si jo e denjë, pasi Kroacia nuk ishte në listën e kombëtareve favorite, por me atë që kanë treguar deri më tani francezët i pret një ndeshje e fortë. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori