LAJMI I FUNDIT:

Franca po dërgon ‘motrën e vogël’ të Statujës së Lirisë në Shtetet e Bashkuara, dihet se ku do të vendoset

Franca po dërgon ‘motrën e vogël’ të Statujës së Lirisë në Shtetet e Bashkuara, dihet se ku do të vendoset

Një kopje prej bronzi e Statujës së Lirisë, rreth tre metra e lartë, do të transportohet në kryeqytetin e SHBA-së Uashington dhe do të vendoset në kopshtin e rezidencës së ambasadorit francez.

Udhëtimi filloi të hënën. Statuja ishte vendosur përpara Muzeut të Arteve dhe Mjeshtërive në Paris.


Kryetari i rrethit të Parisit, Ariel Weil, i uroi statujës një udhëtim të sigurt dhe shkroi në Twitter një “shenjë të rinovuar të miqësisë” me Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Statuja origjinale e lirisë në portin e New York-ut është në Ellis Island dhe konsiderohet simbol i lirisë.

Skulptori francez Frederic Bartholdi bëri një skulpturë femërore dhe brendësia me një strukturë hekuri u projektua nga kompania e inxhinierit Gustave Eiffel, i cili ndërtoi kullën me famë botërore në Paris disa vjet më vonë.

Franca i dha statujën Shteteve të Bashkuara në 1876 për njëqind vjetorin e pavarësisë nga Britania. /Telegrafi/