LAJMI I FUNDIT:

Franca në ankth nga protestat e reja të dhunshme, 89 mijë policë do të shpërndahen në gjithë vendin

Franca në ankth nga protestat e reja të dhunshme, 89 mijë policë do të shpërndahen në gjithë vendin

Kryeministri francez Édouard Philippe, ka deklaruar se 89 mijë pjesëtarë të policisë pritet të shpërndahen nesër në gjithë vendin, pasi janë paralajmëruar protesta të reja nga “jelekët e verdhë”, raporton Reuters.

Sipas tij, nga 89 mijë pjesëtarëve të policisë, 8 mijë do të shpërndahen nëpër lagje të ndryshme të Parisit që gjithashtu do të kenë në dispozicion mjete të ndryshme të blinduara, transmeton Telegrafi.


“Jemi duke u ballafaquar me disa persona që nuk do të vijnë për të protestuar, por për të shkatërruar dhe për këtë duhet të mobilizohemi që të parandalojmë eskalimin e situatës”, ka deklaruar Édouard Philippe në televizionin TF1.

Sipas tij, do të përdoren dhjetëra vetura të blinduara që i përkasin forcave të xhandarmerisë, dhe që do të përdoren për herë të parë pas protestave të vitit 2005 në Paris.

Kryeministri francez ka pranuar se është i hapur për veprime të reja në dobi të punëtorëve me paga të ulëta, ndërsa këto deklarata i ka bërë kur qeveria është duke u përgatitur të ballafaqohet edhe me një raund tjetër të protestave të “jelekëve të verdhë”. /Telegrafi/