LAJMI I FUNDIT:

Franca ka mbyllur katër xhami për shkak të përhapjes së radikalizmit

Franca ka mbyllur katër xhami për shkak të përhapjes së radikalizmit

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve ka urdhëruar mbylljen e katër xhamive në rajonin e Parisit, sepse siç tha ai, ato përhapin ideologjinë radikale.

Siç njoftojnë mediat franceze, ministri nuk përcaktoi e cilat xhami janë mbyllura, por tha se ato janë në lindje, në perëndim dhe në veri të kryeqytetit francez.


“Nën maskën e fesë, në ato vende mbaheshin takime që kanë për qëllim promovimin e ideologjisë radikale”, tha Cazeneuve, transmeton KosovaPress.

Në Francë janë kryer disa nga sulmet më të tmerrshme terroriste në Evropë, ku në tre raste të ndara janë vrarë qindra civilë të pafajshëm.

Gjendja e jashtëzakonshme në Francë lejon mbylljen e objekteve fetare, në të cilat predikimi nuk mund të nxisin urrejtje, dhunë apo akte terrorizmi.