LAJMI I FUNDIT:

Fotografohet mbi një kalë të bardhë nëpër borë – një ekspert thotë se me këtë, Kim Jong-Un ka dashur të përcjell një mesazh

Fotografohet mbi një kalë të bardhë nëpër borë – një ekspert thotë se me këtë, Kim Jong-Un ka dashur të përcjell një mesazh

Udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un është shfaqur i vetëm mbi kalë të bardhë derisa kalëronte nëpër borë, në shpërndarjen e fundit që ka bërë sistemi i propagandës së regjimit autoritar.

Imazhet e shpërndara nga media shtetërore, e tregojnë atë nëpër pyjet e malit Paektu, maja më e lartë e atij shteti dhe atdheu i supozuar shpirtëror i dinastisë Kim.


“Kalërimi tij me kalë në malin Paektu, një ngjarje e shkëlqyeshme me rëndësi të madhe në historinë e revolucionit korean”, thuhet në deklaratë lidhur me imazhet, sipas raportit nga Reuters, përcjell Telegrafi.

Kim Jong-Un duke kalëruar

“Duke qenë dëshmitarë të momenteve të shkëlqyera e të menduarit të tij në majën Paektu, të gjithë zyrtarët që e shoqëronin ishin emocional dhe të bindur, si dhe të tejmbushur me gëzim, se do të ketë një operacion të shkëlqyeshëm për ta goditur përsëri botën me befasi dhe të bëjë një hap përpara në revolucionin Korean”.

Derisa imazhet mund të duken sipërfaqësore, koha e shpërndarjes së tyre është e rëndësishme, sipas ekspertit të zhvillimeve në Kore të Veriut, Joshua Pollack.

“Kjo është një paraqitje, si simbol i rezistencës dhe mosbindjes”, tha bashkëpunëtori i studimit në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare në Middlebury në Kaliforni.

Gjatë kalërimit nëpër majën e malit të lartë

“Ndjekja lidhur me sanksionet ka mbaruar. Asgjë nuk është bërë e qartë këtu, por kanë filluar të vendosen pritshmëri të reja, në lidhje me rrjedhën e ardhshme të politikës për vitin 2020”.

Kjo vjen pasi Koreja e Veriut, akuzoi administratën e Trump se “mashtroi” publikun rreth bisedimeve bërthamore që kanë zhvilluar të dy, me paralajmërimin e Penianit se marrëdhëniet midis shteteve “menjëherë mund të përfundojnë”.

Fotografitë kanë ngjashmëri të çuditshme, me disa fotografi që i kishte shpërndarë presidenti Puti, shumë vite më parë.

Imazhi i para disa viteve, kur Putin u shfaq duke kalëruar

Vetëm se Kim, nuk është zhveshur dhe i ka mbajtur rrobat. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Fun
Kopshti Shadzeh i Iranit,

Kopshti Shadzeh i Iranit, "një diamant në mes të shkretëtirës"

Interesante
Kalo në kategori