LAJMI I FUNDIT:

Fotografitë e vendeve turistike që janë të ndaluara për t’i postuar në Instagram

Fotografitë e vendeve turistike që janë të ndaluara për t’i postuar në Instagram

Dritat magjepsëse të Kullës Eiffel, Grand Canyon-i me pamjen fantastike, etj. Duket se këto dhe shumë pamje tjera janë krijuar për t’u admiruar dhe fotografuar.

Dhe, përderisa mund t’i admironi këto pamje, faktikisht fotografimi i tyre mund të mos jetë edhe aq i lehtë sa keni menduar, transmeton Telegrafi.


Sipas ekspertëve, janë disa vende turistike të cilat nuk mund t’i fotografoni dhe t’i postoni në rrjete sociale.

Kulla Eiffel

Kulla Eiffel është një prej pamjeve më të fotografuara në botë. Sidoqoftë, ka disa kufizime kur flasim për këtë kullë.

Ndriçimi gjatë kohës së natës është një lloj arti dhe mbrohet nga ligji për të drejtat e autorit.

Prandaj, është faktikisht e ndaluar t’i shpërndani fotografitë e kullës pa leje me shkrim.

Megjithatë, nëse jeni fotograf jo-profesionist, ju mund të bëni foton vetëm për përdorim personal.

Grand Canyon”

Ky është një prej kanioneve më të thella në botë dhe vizitohet nga rreth 4 milionë njerëz në vit.

Turistët shpeshherë shkojnë në një vend të veçantë për ta shijuar pamjen fantastike nga një urë xhami.

Por, në këtë vend ju nuk mund të shkrepni fotografi. Turistët janë të ndaluar të kenë me vete kamera, e gjithashtu duhet të vishni edhe këpucë të veçanta për ta mbrojtur xhamin nga gërvishtjet.

Taj Mahal

Një nga mrekullitë moderne të botës mund të fotografohet sado që të dëshironi, por vetëm nga jashtë.

Brenda këtij objekti, fotograftë janë të ndaluara. Gjithashtu ju nuk mund të hani, të bëni zhurmë apo të pini duhan. Veç kësaj, edhe telefonin e mençur duhet ta ndalni.

Disa kazino në Las Vegas

Është e ndaluar të bëni fotografi në disa kazino në Las Vegas për shkak të sigurisë.

Në mënyrë që t’i parandalojnë grabitjet e mundshme dhe t’jua mbrojnë privatësinë vizitorëve, disa kazino e ndalojnë shkrepjen e fotografive. /Telegrafi/