Bianca Censori ka pësuar mjaft transformime që nga dasma e saj me reperin Kanye West një vit më parë.

Shumë larg ditëve të saj si një arkitekte pak e njohur e Melburnit, Bianca, 28 vjeçe, u bë kryetitull botëror pasi Kanye, 46 vjeç, ndau tri fotografi të saj të çuditshme, duke pozuar me pothuajse asnjë veshje, në Instagram.


Kanye ndau imazhet teksa përgatitej të lëshonte këngën e tij të re me Travis Scott, përpara publikimit të albumit të tij të ri, “Vultures”, i cili pritet në fund të këtij muaji, shkruan DailyMail.

bioanca3

Ajo gjithashtu kishte flokë të gjata më parë dhe mbante grim shumë më të rëndë.

Që atëherë, Bianca e ka rinovuar plotësisht stilin e saj duke i prerë flokët e saj në një prerje djaloshare dhe duke zgjedhur rregullisht të dalë zhveshur.

bianca33

Ajo gjithashtu ka rinovuar veshjet falë partnerit të saj stilist i cili njihet për veshjet e çuditshme, të zhveshura dhe shpesh jo të këndshme.

Pasi Kanye postoi imazhet e bujshme të Biancas, shumë fansa nuk mund të mos tregonin se sa e ngjashme dukej Bianca me ish-bashkëshorten e reperit kontrovers, Kim Kardashian.

biancaa

“Betohem se mendova se ishte Kim”, ka komentuar një fans, ndërsa një tjetër ka shtuar: “Ai nuk e ka harruar Kimin”.

Një i tretë postoi: “Po e vesh si Kimin”.

bianca 2

Kanye e kishte kritikuar më parë Kim se ishte 'tepër e seksualizuar', duke vënë në shënjestër markën e saj “SKIMS” dhe gjithashtu duke pretenduar se fustani i Thierry Mugler që kishte veshur në Met Gala 2019 ishte 'shumë seksi'.

Bianca dhe Kanye u martuan fshehurazi në dhjetor 2022, vetëm një muaj pasi ai finalizoi divorcin nga Kim.

bb 6

Në shtator, miqtë shprehën shqetësime të mëdha se ai po manipulonte Biancan në një version të 'radikalizuar' të Kimit, të cilin ai shpesh e quajti atë si 'muzën' e tij. Ai gjithashtu ndikoi shumë në zgjedhjet e saj të modës.

“Kanye po përpiqet ta bëjë Biancan në një version të radikalizuar të Kimit – pothuajse si Kim 2.0”, tha një burim në atë kohë. /Telegrafi/

biacaa

kim55 1