Një model të ri i qëndrueshëm ekonomik që i çon vendet e Ballkanit Perëndimor drejt përparimit social dhe ekologjik, përmirëson mirëqenien e njerëzve dhe siguron drejtësi sociale dhe ekonomike, u vlerësua si i domosdoshëm nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Forumin socio-ekologjik në Shkup.
Krahas kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Kryeministri Kurti, mori pjesë në panelin diskutues “Marrëveshja e Gjelbër Evropiane dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”, në forumin e organizuar nga Friedrich Ebert Stiftung, Olof Palme International Center dhe Progres Institute for Social Democracy.
Ekonomia qarkore, një nga blloqet kryesore të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, u theksua nga kryeministri Kurti si një mjet që mund të na çojë drejt rritjes së qëndrueshme ekonomike, të na ndihmojë me dekarbonizimin, të optimizojë më tej energjinë dhe sistemet e transportit dhe të krijojë vende të reja pune.
Në njoftim thuhet se Kurtu bëri të ditur veprimet e ndërmarra nga qeveria për të zhvilluar një model ekonomik qarkor në mënyrë që të zvogëlohen emetimet e gazrave, të ruhet biodiversiteti jonë, të ndërtohet një sistem ushqimor i qëndrueshëm dhe të adresohen problemet strukturore të rrënjosura thellë në agrokulturë.
“Kosova e gjeneron energjinë e saj kryesisht nga thëngjilli, me sasi shumë të kufizuara që vijnë nga hidrocentralet dhe era. Hidroenergjia nuk është dëshmuar të jetë miqësore me mjedisin në Kosovë dhe tani për fat të keq ne mbështetemi në qymyr. Kalimi nga qymyri në gaz, pavarësisht se ka një ndikim më të vogël në emetime, është kalim nga një lëndë djegëse fosile në tjetrën. Një që e kemi për një tjetër që nuk e kemi. Në atë rast, do të na duhej ta bënim tranzicionin dy herë,” tha kryeministri Kurti.
Ai ritheksoi përkushtimin e plotë të Qeverisë për të ndjekur një tranzicion të energjisë së pastër dhe për të investuar në atë të ripërtëritshme, si energjia e erës dhe diellit, duke përmendur nevojën për më shumë kohë dhe veçanërisht mbështetje financiare, në mënyrë që ky proces të mos ndërpresë rritjen ekonomike e cila i nxjerr njerëzit tonë nga varfëria.
“Forumi socio-ekologjik Shkupi 2021” është forumi i parë i nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor, që bashkon udhëheqësit progresistë, vendimmarrësit politik rajonal, grupet e mendimit, OJQ-të, udhëheqësit e të rinjve dhe gazetarët për të diskutuar rrugën drejt një Ballkani neutral ndaj karbonit dhe një të ardhme të gjelbër për të gjithë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City