LAJMI I FUNDIT:

Forumi ekonomik Shqipëri-Izrael, Balluku: Jemi ndër vendet më atraktive për biznesin e huaj

Forumi ekonomik Shqipëri-Izrael, Balluku: Jemi ndër vendet më atraktive për biznesin e huaj

Në Tiranë nisi sot punimet forumi ekonomik Shqipëri-Izrael.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se Shqipëria është kthyer në një ndër vendet më atraktive për bizneset e huaj, pasi sipas saj, reformat shtetformuese kanë dhënë një rezultat të jashtëzakonshëm.


Në fjalën e saj, në forumin e biznesit, Balluku ftoi biznesin izraelit të shtojnë prezencën e tyre në Shqipëri.

“Është një forum, i cili zhvillohet midis dy vendeve me një histori të gjatë miqësie dhe bashkëpunimi, por çfarë është më e rëndësishme, është një forum i cili i adresohet biznesit izraelit dhe atij shqiptar dhe padyshim Qeveria Shqiptare është e qartë se biznesi është motori kryesor i zhvillimit ekonomik të vendit dhe në kushtet ku sot ndodhemi, në një momentum historik për zhvillimin e Shqipërisë, sigurisht partneriteti me vende të cilat kanë histori të ngjashme me ne deri diku, por që kanë avancuar përmes sfidave dhe sprovave është padyshim bashkëpunimi më i mire”, theksoi Balluku në nisje të fjalës së saj.

Zv.kryeministrja Balluku vuri në dukje se vitet e fundit është shënuar një dialog në rritje midis Shqipërisë dhe Izraelit dhe padyshim ky dialog ka qenë thellësisht konstruktiv.

“Në muajin janar unë kam vizituar Izraelin dhe kam takuar shumë nga kolegët e mi në sektorë kyç. Kemi diskutuar për projekte konkrete, kemi nisur një bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Cybeer security, një nga agjencitë botërore të ekselencës. Tashmë AKCESK, Agjencia e Sigurisë Kibernetike Kombëtare Shqiptare, është në një partneritet të ngushtë me Agjencinë izraelite”, theksoi ajo.

Balluku u ndal dhe në mbështetjen e Izraelit për përballimin e sulmit kibernetik vitin e kaluar.

Ajo bëri të ditur se bashkëpunimi mes dy vendeve nuk ka qëndruar vetëm në rrafshin ekonomik dhe tregtar, por ka patur një bashkëpunim të ngushtë diplomatic, sidomos në organizatat ndërkombëtare, duke mbështetur njëri-tjetrin.

Forumi sotëm, theksoi ajo, kërkon të nxisë bashkëpunimin midis përfaqësuesve të biznesit shqiptar dhe atij izraelit.

“Është një forum që kërkon të hapë fusha të reja dhe horizonte të reja, tashmë që Shqipëria është kthyer në një nga vendet më atraktive për bizneset e huaja. E them këtë, duke u bazuar mbi fakte dhe mbi shifra, pasi të gjithë reformat shtetformuese që ne kemi bërë, padyshim kanë dhënë një rezultat të jashtëzakonshëm. Sot në Shqipëri operojnë kompani ekselence nga më të mëdhatë duke nisur nga ato të hidrokarbureve siç është SHELL apo ENI, por sot në Shqipëri operojnë në fushën e energjisë, dhe unë po i referohem fushave të cilat mbuloj, operon Voltalia franceze, Total, francez, Verbun austriak e shumë e shumë kompani të tjera, duke ju referuar këtu telekomunikacionit dhe të gjithë sektorëve ku ne kemi kompani të mëdha ndërkombëtare që kanë ardhur në Shqipëri, sepse sot Qeveria Shqiptare me reformat që ka aplikuar duke nisur nga ajo në drejtësi apo reformat fiskale, ka krijuar kushtet dhe klimën e biznesit për të ardhur në vendin tonë për të investuar, për t’u ndjerë i mbrojtur dhe për të vazhduar biznesin dhe investimin si të ishte një qytetar i Shqipërisë”, u shpreh Balluku.

Balluku, duke u ndalu në shifra tha se në Shqipëri operojnë rreth 105 kompani izraelite, ndërsa shkëmbimet tregtare llogariten në 2022-shin 57 milionë euro.

“Nga të dhënat e referuara rezulton se shkëmbimet tregtare mes vendeve tona ishin 40 milionë euro për vitin 2021 dhe shkuan në 57 milionë euro në vitin 2022. Në 6-mujorin e vitit 2023 ato llogariten 21 milionë euro. Në vendin tonë operojnë 105 biznese izraelite me status aktiv, në fusha të ndryshme, si prodhim, tregti, shpërndarje të energjisë elektrike ,import, eksport, etj”, tha Balluku.

Ajo vuri në dukje se ka kërkesa për bashkëpunim edhe në infrastrukturë.

NJë hap pozitiv, ministrja e konsideroi edhe vendosjen e linjës direkte midis dy vendeve nga qershori I këtij viti pas një shkëputjeje disa vjeçare.

“Gjatë vitit 2022 numri i vizitorëve izraelit ishte 7346 dhe u rrit me 61 %, krahasuar me 2021-shin. Vetëm gjatë gjysmës së parë të këtij viti numërohen 6500 vizitorë izraelit. Shqipëria po përjeton një nga momentet e saj historike, në energji apo turizëm dhe nuk mund të mungojë në këtë skenë biznesi izraelit”, u shpreh ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori