LAJMI I FUNDIT:

Forumi ekonomik gjermano-kosovar mbahet për herë të parë në Kosovë

Forumi ekonomik gjermano-kosovar mbahet për herë të parë në Kosovë

Oda Ekonomike gjermano-kosovare dhe Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane me përkrahje të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kanë organizuar Forumin Ekonomik gjermano-kosovar, që u mbajt në Kosovë javën e kaluar.

7 Ditë me Panxhën i ka kushtuar një storie organizimit të forumit i cili filloi me datë 5 korrik 2022, me një ceremoni zyrtare të udhëhequr nga një video-mesazh i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.


Pjesëmarrësit vazhduan rrjetëzimin me zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe kompanitë anëtare të Shoqatës së Bizneseve gjermano-kosovare. Ndërsa programet, panelet e temat e diskutimit u zhvilluan në dy ditë e tjera të forumit, me 5 dhe 6 korrik.

Përmes video-mesazhit dërguar nga Athina, kryeministri Kurti, e cilësoi këtë forum si një nga ngjarjet historike në 12 muajt e fundit

Fuqia punëtore, rinia e talentuar dhe politikat e mira tatimore, vlerësohet të jenë potencialet kryesore që ofron Kosova, dhe arsyet më të forta pse investitorët gjermanë vijnë në Kosovë.

Për më shumë, ju ftojmë ta ndiqni storien në vazhdim. /Telegrafi/