LAJMI I FUNDIT:

Formimi i Qeverisë së re, këto janë afatet kushtetuese

Formimi i Qeverisë së re, këto janë afatet kushtetuese

Kanë kaluar tetë ditë që kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor.

KQZ ka shpallur Lëvizjen Vetëvendosje parti fituese të këtyre zgjedhjeve, ndërsa partia e dytë është radhitur Lidhja Demokratike e Kosovës, që të dyja këto parti kanë zhvilluar një sërë takimesh drejt arritjes së një koalicioni qeverisës.


Para së të certifikoheshin rezultatet, dy grupet punuese të LVV-së dhe LDK-së kanë arritur të harmonizojnë shumicën e programeve qeverisës, mirëpo tani këto dy parti janë duke zhvilluar takime intensive ku po diskutohet për ndarjen e ministrive, e siç kanë thënë nga këto dy parti kanë disa dallime kur bëhet fjalë për ndarjen e posteve.

Madje, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se marrëveshja me LDK-në, nuk është arritur ende pasi që ka kushtëzime nga LDK për qeverinë, kuvendin dhe pozitën e presidentit.

Por cilat janë afatet kushtetuese drejt formimit të Qeverisë së re, pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve?

Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu ka shpjeguar për Telegrafin këto afate kushtetuese.

“Afatet ligjore janë këto: prej ditës së certifikimit të rezultateve pra që nga ora 14:00 kur janë shpallur rezultatet përfundimtare dhe janë certifikuar ato nga KQZ, 30 ditë duhet të kalojë afati, mirëpo brenda këtyre 30 ditëve presidenti është i obliguar që ta thërras  seancën e parë konstituive, të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe figurat tjera udhëheqëse të Kuvendit. Pastaj Qeveria formohet pasi të bëhet mandatimi në afat prej 15 ditësh, pasi që presidenti e bënë mandatimin e kryeministrit, ai e ka për detyrë që pas 15 ditësh ta formojë qeverinë dhe t’i ketë 61 vota dhe të votohet në parlament dhe të formohet qeveria e re”, ka thënë Baraliu.

Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu

Tutje ai tregoi se çfarë do të ndodhë nëse kandidati i parë nuk arrin ta formojë qeverinë e Kosovës.

“Nëse nuk bëhet kjo është edhe një afat prej 10 ditësh, ai ose një kandidat tjetër, nëse nuk mundet as ai atëherë në afat prej 60 ditësh shkohet në zgjedhje të reja”, pohoi ai për Telegrafin.

Ndryshe, para dy ditësh kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa pas një takimi që kanë zhvilluar kanë pohuar se do të vazhdojnë drejt bisedimet drejt arritjes së  koalicionit qeverisës.

Pritej koalicion i shpejtë, por VV dhe LDK nuk janë afër as pas certifikimit të zgjedhjeve
Lexo po ashtu Pritej koalicion i shpejtë, por VV dhe LDK nuk janë afër as pas certifikimit të zgjedhjeve

Vlen të përmendet se sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 29 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës ka  fituar 28 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës ka  fituar 24 ulëse, koalicioni AAK-PSD ka fituar 13 ulëse, Lista Serbe ka fituar 10 ulëse, kurse koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 ulëse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori