Formacioni titullar i trajnerit Zinedine Zidane me Real Madridin për sezonin 2018/19 pritet të ketë disa ndryshime.  

Mbretërit kanë pasur një verë aktive në afatin kalimtar të transferimeve duke kryer plot katër të reja deri më tani.

I fundit që u zyrtarizua nga Real Madridi është ylli belg, Eden Hazard, i cili i kushtoi 100 milionë euro nga Chelsea.

Hazard do të jetë lojtari më i paguar i Real Madridit - fitimet e tij në sekondë, minutë, orë, ditë, muaj dhe vit Hazard do të jetë lojtari më i paguar i Real Madridit - fitimet e tij në sekondë, minutë, orë, ditë, muaj dhe vit

Hazard së bashku me blerjen tjetër nga Eintracht Frankfurti, Luka Jovic, priten ta udhëheqin sulmin e skuadrës së Zidane në sezonin e ri.

Së bashku me Hazard dhe Jovic pritet të luajë edhe talenti brazilian, Vinicius Junior, ndërsa Karim Benzema nuk ka vend, ashtu sikurse edhe Gareth Bale.

Mesfusha nuk pritet të ketë ndryshime dhe do të formohet nga Toni Kroos, Casemiro dhe Luka Modric, ndërsa porta do t’i besohet Thibaut Courtois.

Real Madridi i së ardhmes, formacioni U-23 ​​që mund të konkurrojë me të mëdhenjtë e Evropës Real Madridi i së ardhmes, formacioni U-23 ​​që mund të konkurrojë me të mëdhenjtë e Evropës

Në mbrojtje pritet të luajnë Dani Carvajal, Sergio Ramos, Raphael Varane dhe Marcelo.

Dy blerjet tjera të reja, Eder Militao shihet si rezervistë i parë në mbrojtje, ndërsa sulmuesi i ri Rodrygo mund të hyjë në rotacion me krahët e sulmit. /Telegrafi/