Portali i njohur britanik 'Goal.com' ka publikuar një formacion të kombinuar të dy skuadrave të mëdha nga qyteti i Mançesterit, Unitedit dhe Cityt.

Manchester City është nikoqir i Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Ligës Premier.


Ky takim është i paraparë të zhvillohet nesër (e shtunë) në Etihad Stadium nga ora 18:30.

Për skuadrën e Pep Guardiolas kjo është ndeshje kruciale pasi në rast fitore siguron edhe matematikisht titullin kampion për këtë sezon.

man utd vs man city 1 Loja e parë u karakterizua me ndërhyrje të shumta, rivalitet të madh dhe shumë duele (Getty Images)

Në anën tjetër, edhe skuadra e Jose Mourinhos e sheh si shumë të rëndësishëm këtë ndeshje, për të mos lëshuar terren në 'top 4'.

Megjithatë, favoriti kryesor padyshim se është ekipi vendas i Qytetarëve, pasi forma e tyre në kampionat është shumë e lartë.

Portali i njohur 'Goal.com' ka publikuar një formacion të kombinuar të dy skuadrave nga Mançesteri, ku formacioni dominohet nga futbollistët e Cityt.

Në këtë formacion, City përfaqësohet me plot nëntë futbollistë, ndërsa nga Unitedi gjenden vetëm portieri David De Gea dhe mbrojtësi Ashley Young. /Telegrafi/ Formacioni i kombinuar i skuadrave nga Mançesteri:

manchesterat

telegrafi sport app