LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare të derbit: Manchester City – Manchester United, skuadrat me disa mungesa kryesore

Formacionet zyrtare të derbit: Manchester City – Manchester United, skuadrat me disa mungesa kryesore

Manchester City dhe Manchester Unted do të jetë përballje kryesore e javës së 16-të në Ligën Premier.

Citizens do të jenë nikoqir të rivalit lokal në përballje që fillon në ora 18:30 në stadiumin ‘Etihad Stadium’.


Pep Guardiola për këtë përballje nuk do t’i ketë në dispozicion lojtarët si Sergio Aguero, Aymeric Laporten dhe Leroy Sanen, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Ole Gunnar Solskaer nuk mund të llogaris në, Eric Baillyn, Diego Dalot, Timothy Fosu-Mensah dhe Paul Pogban, që janë po ashtu të lënduar.

City gjendet në pozitën e tretë me 32 pikë, ndërsa United është në të tetin me 21 sosh.

Formacioni startues i Manchester Cityt:  Ederson, Walker, Stones, Fernandinho, Angelino, Rodrigo, D Silva (C), De Bruyne, Bernardo, Sterling, G Jesus.

Formacioni startues i Manchester United: De Gea, Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw, McTominay, Fred, James, Lingard, Rashford, Martial. /Telegrafi/