Milani dhe Interi zhvillojnë ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë, ndërsa dueli mes tyre njihet si Derby della Madonnina.

Për t'u kualifikuar në çerekfinale, Rossonerët eliminuan Hellas Veronan (3-0), ndërsa Nerazzurrët eliminuan pas penalltive ekipin nga liga e tretë, Pordenone.


boni1 (Foto: Twitter/Milan)

Milani ka pasur probleme këtë edicion në Serie A, prandaj e ndërroi edhe trajnerin duke e angazhuar Gennaro Gattuson.

Interi është duke iu besuar taktikave të Luciano Spallettit, mirëpo pas barazimit ndaj Juventusit, i pësoi dy humbje radhazi.

Të dy trajnerët e kanë konsideruar si të rëndësishëm këtë takim duke qenë se është një derbi i dy skuadrave rivale nga Milano.

inter 1 (Foto: Twitter/Inter)

Formacioni zyrtar i Milanit: Antonio Donnarumma; Abate, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Locatelli; Suso, Kalinic, Bonaventura.

milan 2

Formacioni zyrtar i Interit: Handanovic, Joao Cancelo, Skriniar, Ranocchia, Nagatomo, Vecino, Gagliardini, Candreva, J. Mario, Perisic, Icardi.

inter 2

/Telegrafi/

telegrafi sport app