Në San Siro zhvillohet ndeshja e mbetur nga xhiroja e parë në Serie A, ndërmjet Milanit dhe Genoas.

Nga nëntë ndeshjet e mëparshme, Rossonerët kanë regjistruar katër fitore, tri barazime dhe dy humbje, dhe pozicionohen në vend të pestë në tabelë.

Me triumf eventual, Milani do të barazohet me pikë me Lazion (nga 18) që ndodhet në vend të katërt në tabelë.

Genoa renditet në vendin e 11-të në tabelë me 14 pikë, nga katër fitore, dy barazime dhe tri humbje.

Trajnerët Gennaro Gattuso dhe Ivan Juric i kanë gati formacionet e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Milanit: Donnarumma; Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Suso, Kessiè, Bakayoko, Çalhanoglu, Laxalt; Cutrone, Higuain.

Reklama

Formacioni startues i Genoas: Radu; Biraschi, Gunter, Zukanovic; Criscito, Romulo, Mazzitelli, Bessa, Lazovic; Kouame, Piatek.

Reklama

/Telegrafi/