Roma është mysafir i Fiorentinas për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë që zhvillohet në Artemio Franchi.

Është një përballje interesante ndërmjet skuadrave që kanë katër pikë diferencë në Serie A.


Giallorossët pozicionohen në vend të pestë në tabelë (34 pikë), kurse Viola në pozitën e nëntë (30 pikë).

Dy trajnerët, Stefano Pioli dhe Eusebio Di Francesco, i kanë publikuar formacionet për këtë takim.

Formacioni startues i Fiorentinas: Lafont; Milenkovic, Pezzella, Vitor Hugo, Biraghi; Benassi, Veretout, Edimilson Fernandes; Chiesa, Muriel, Mirallas.

fiorentina

Formacioni startues i Romës: Olsen; Florenzi, Fazio, Manolas, Kolarov; Nzonzi, Cristante; Zaniolo, Pastore, El Shaarawy; Schick.

roma

Tashmë është caktuar një gjysmëfinalist - Milani që e mposhti Napolin me rezultat 2-0. /Telegrafi/

telegrafi sport app