LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: City-Sevilla dhe Copenhagen-Dortmund, gjithçka e zgjidhur në Grupin G

Formacionet zyrtare: City-Sevilla dhe Copenhagen-Dortmund, gjithçka e zgjidhur në Grupin G

Manchester City është nikoqir i Sevillas në Etihad Stadium për ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Skuadra angleze ka 11 pikë në krye të Grupit G dhe është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt nga pozita e parë.


Andaluzianët ndodhen në vend të tretë në renditje me pesë pikë dhe do ta vazhdojnë garën në Ligën e Evropës.

Zgjedhjen e lojtarëve që do të inkuadrohen në fushë nga minuta e parë e kanë bërë trajnerët Pep Guardiola dhe Jorge Sampaoli.


Formacioni startues i Manchester Cityt: Ortega; Lewis, Laporte, Ruben Dias, Sergio Gomez; Palmer, Gundogan, Foden; Mahrez, Julian Alvarez, Grealish.

Formacioni startues i Sevillas: Bono; Carmona, Montiel, Marcao, Rekik, Acuña; Rakitic, Delaney, Isco, Papu Gomez; Rafa Mir.


Sfida tjetër e Grupit G zhvillohet në Parken, ndërmjet FC Copenhagen dhe Borussia Dortmundit, po ashtu e fundit në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Skuadra daneze (me dy pikë të arkëtuara) ka mbetur jashtë garave evropiane, derisa ekipi gjerman (me tetë pikë të fituara) është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të garës elitare evropiane nga vendi i dytë në grup.

Trajnerët Jacob Neestrup dhe Edin Terzic i kanë zgjedhur futbollistët që do të përfshihen në njëmbëdhjetëshat startues.


Formacioni startues i FC Copenhagen: Grabara; Diks, Vavro, Lund, Bardghji; Lerager, Clem, Sorensen; Claesson, Haraldsson, Daramy.

Formacioni startues i Borussia Dortmundit: Kobel; Passlack, Hummels, Schlotterbeck, T.Hazard; Emre Can, Özcan; Adeyemi, Reyna, Malen; Modeste.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori