Chelsea dhe Arsenal takohen sot në super-derbin e javës së 13-të të Ligës Premier, një duel që tradicionalisht prodhon intensitet, rivalitet dhe futboll spektakolar.

“Blutë” e Londrës luajnë para tifozëve të tyre në Stamford Bridge, duke kërkuar të mbajnë hapin me kreun.


Në anën tjetër, Arsenali vjen i motivuar dhe në formë të mirë, teksa ekipi i Mikel Artetës synon të marrë pikë të plota në një fushë të vështirë për të vazhduar garën për titullit

Chelsea pritet të fokusohet te tranzicionet e shpejta dhe kreativiteti i yjeve të rinj si Estevao dhe Joao Pedro.

Arsenali i Artetës vjen me një formacion të përzier, pasi William Saliba nuk ia ka dal të jetë gati. Eberechi Eze, së bashku me Saka e Martinelli, do të tentojnë të çajnë mbrojtjen e Chelseat, ndërsa Merino nis ndeshjen në majën e ofensivës si “9 fals”.

Formacionet zyrtare

Chelsea: Sanchez; Gusto, Fofana, Chalobah, Cucurella; James (C), Caicedo; Estevao, Enzo Fernández, Neto; João Pedro.

Arsenal: Raya; Timber, Mosquera, Hincapié, Calafiori; Zubimendi, Rice; Eze, Saka, Martinelli; Merino.

/Telegrafi/

telegrafi sport app