Në Johan Cruijff ArenA, Ajaxi dhe Juventusi zhvillojnë ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra holandeze ka për objektiv ta fitojë sfidën duke mos pranuar gola në terren vendas.


Duke qenë skuadër mysafire, Zonja e Vjetër do të tentojë të shënojë gola, në përpjekje që ta ketë më të lehtë në ndeshjen e kthimit në Torino.

Trajnerët Erik ten Hag dhe Massimiliano Allegri i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë përballje të rëndësishme.

Formacioni startues i Ajaxit: Onana; Veltman, De Ligt, Blind, Tagliafico; Van de Beek, De Jong, Schone; Ziyech, Tadic, Neres.

ajax1

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny - Cancelo, Bonucci, Rugani, Sandro - Bentancur, Pjanic, Matuidi - Bernardeschi, Ronaldo, Mandzukic.

juve 2

Ndeshja tjetër çerekfinale e kësaj mbrëmje zhvillohet ndërmjet Manchester Unitedit dhe Barcelonës. /Telegrafi/

telegrafi sport app