Ndeshje e fortë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet mes dy klubeve angleze Liverpool dhe Manchester United.

Klubi më i trofeshëm anglez në Evropë, Liverpool, shihet si skuadra e vetme që mund ta ndal Manchester Cityn në Angli.

Kjo pasi këtë sezon ata ia kanë shkaktuar humbjen e vetme në Ligën Premier, duke e mposhtur 4-3.

GettyImages 904859060 Kyle Walker dhe Roberto Firmino në duel . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Djelmoshat e Klopp vijnë në këtë ndeshje pas fitores me rezultat 2-1 ndaj Crystal Palace.

Klopp për këtë ndeshje e ka në dyshim mesfushorin Emre Can.

Në anën tjetër City me titullin e kampionit në xhep, do të kërkojë suksesin në Evropë për herë të parë në histori.

GettyImages 844830270 Kevin De Bruyne dhe Trent Alex Arnold . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Në këtë ndeshje ata do të duhet të bëjnë pa Sergio Agueron e lënduar.

Ndeshja zhvillohet në ‘Anfield Road’ nga ora 20:45./Telegrafi/  


Liverpool: Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Milner, Henderson, Oxlade-Chamberlain; Salah, Firmino, Mane.

Manchester City: Ederson; Walker, Otamendi, Kompany, Laporte; De Bruyne, Fernandinho, D Silva; Sterling, Jesus, Sane.

telegrafi sport app