Barcelona sot do ta pres Romën në ndeshjen e vlefshme çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Njëri nga pretendentët kryesor për ta fituar këtë garë pritet të jetë i kompletuar për ndeshjen me Romën.

Ernesto Valverde ka hedhur poshtë mundësinë që është favorit i padiskutuar në këtë ndeshje, duke kërkuar koncentrim nga skuadra.

GettyImages 498790220 Luis Suarez . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Shpresat e mëdha të Barcelonës që të marrin rezultat pozitiv janë te forma e mirë që po kalon Lionel Messi.

I vetmi në dyshim mbetet Sergio Busquets, por që është i gatshëm dhe mund të luajë.

Në anën tjetër Roma ka një mungesë të madhe siç është ajo e Cengiz Under.

GettyImages 488594388 Roma duke festuar golin kundër Barcelonës (getty)

Trajneri Eusebio Di Francesco do të besojë të mbrojtjes me Fazion dhe Manolasoin në qendër.

Ndeshja zhvillohet në Camp Nou dhe fillon në ora 20:45. /Telegrafi/   


Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Piqué, Umtiti, Alba; Paulinho, Busquets, Rakitić, Iniesta; Suárez, Messi.

Roma: Alisson; Florenzi, Fazio, Manolas, Kolarov; Nainggolan, De Rossi, Strootman; El Shaaraëy, Džeko, Perotti.

telegrafi sport app