LAJMI I FUNDIT:

Ford RS200 humbi kontrollin gjatë garës (Video)

Ford RS200 humbi kontrollin gjatë garës (Video)

Në Westhamphnett të Anglisë, po zhvillohet Goodwood Festival of Speed, ku shumë garues po tregojnë shpejtësitë e veturave të tyre.

Mirëpo, fatin e mirë nuk e ka pasur pronari i Ford RS200, që ka humbur kontrollin në një kthesë të rrezikshme dhe ka dalë nga shtegu, transmeton Telegrafi.


Megjithëse nuk ka marrë dëmtime të mëdha, ai është kritikuar sepse injoroi pjesën që kalohet vështirë dhe përfundoi në ndalesat me sanë.

Ky RS200 është shumë i rrallë, meqë Ford ka prodhuar vetëm 45 të tillë. /Telegrafi/