LAJMI I FUNDIT:

Ford: Një BREXIT pa marrëveshje mund të na kushtojë 1 miliard dollarë

Ford: Një BREXIT pa marrëveshje mund të na kushtojë 1 miliard dollarë

Tarifat e importit do t’i kushtojnë prodhuesit të makinave Ford, rreth 1 miliard dollarë në rast të një BREXIT-i pa marrëveshje

Sipas Reuters, kompania e cila ka bazuar shifrën në llogaritje të brendshme, tha se kjo do të varet nga një numër faktorësh, duke përfshirë tarifat e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) si dhe shkaqet që do të sjellë BREXIT.


Tarifat e OBT-së për makinat e importuara dhe të eksportuara ndryshojnë deri në 10 për qind.

Zyrtari kryesor financiar i prodhuesit të makinave, Bob Shanks, tha se Ford po përgatitet për të menaxhuar situatën, ndërsa shtoi se një BREXIT pa marrëveshje do të ishte “katastrofale” për kompaninë.

Makinat e Ford janë ndër më të shiturat në Britaninë e Madhe dhe vendi është tregu i tretë më i madh në mbarë botën, ku një në tre makina të ndërtuara në bazën evropiane përfundon në këtë vend. /Telegrafi/