LAJMI I FUNDIT:

Ford ndërton dy kampuse që kapin vlerën e 11.6 miliardë dollarëve

Ford ndërton dy kampuse që kapin vlerën e 11.6 miliardë dollarëve

Ford ka paralajmëruar një prej investimeve më të mëdha në historinë e kësaj kompanie.

Ford dhe SK Innovations do të bashkojnë forcat për ndërtimin e dy komplekseve gjigante në shtetet Tennessee dhe Kentucky, transmeton Telegrafi.


Kompleksi i parë do të ndërtohet në Stanton të shtetit Tennessee dhe do të quhet Blue Oval City.

Bëhet fjalë për një qytet të vogël apo ndryshe thënë një kompleks, ndërtimi i të cilit do të kushtojë 5.6 miliardë dollarë dhe që do të punësojë afro 6.000 persona.

Ata do “t’i ndryshojnë pasqyrën e asaj sesi veturat dhe bateritë prodhohen”. Në këtë kompleks do të fillojë prodhimi serik i familjes F të veturave por edhe bateritë. Fillimi i këtij prodhimi pritet të ndodhë në vitin 2025.

Ndërkaq 5.8 miliardë dollarë tjera, Ford do t’i investoj në ndërtimin e Blue Oval SK Baterry Park, që do të punojë 5.000 njerëz në dy kullat e prodhimit të baterive që do të përdoren në gjenerata e reja të modeleve të Ford dhe Lincoln.

Kapacitetet vjetore të prodhimit do të jenë 86 GW bateri, e me punë edhe në këtë kompleks pritet të fillohet në vitin 2025.

“Ky është momenti ynë – është investimi më i madh në historinë e kompanisë sonë, kjo bëhet për një të ardhme më të mirë për SHBA-të”, ka deklaruar presidenti i Fordit, Jim Farley. /Telegrafi/