LAJMI I FUNDIT:

Ford GR me rrotat e titaniumit të printuara 3D (Video)

Ford GR me rrotat e titaniumit të printuara 3D (Video)

Gjenerata e dytë e rrotave HRE 3D, janë edhe më të mira se ato që ishin më parë

HRE Wheels ofron formate të ndryshme rrotash për vetura, të kualitetit të lartë dhe me tri pjesë të kombinuara, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, duket se këto rrotë nga titaniumit, për printuara 3D, janë më komplekse dhe me dizajnin më të përpunuar ndonjëherë.

Fillimisht, të ashtuquajturat HRE3D+ i kemi parë në një McLaren gjatë nëntorit të vitit të kaluar, ndërsa me kohë ato janë zhvilluar edhe më shumë, sa i përket prosesit të printimit. Tani që janë lansuar si pjesë e gjeneratës së dytë, HRE janë edhe më të mira.

Rrotat që për herë të parë janë vënë në një Ford GR, u printuan nëpërmjet sistemit të veçantë 3D, që shkakton vetëm pesë për qind humbje materiali, ndërsa janë shumë edhe më të lehta.

Këto rrota janë ndërtuar në dy formate, me 20 inë që peshojnë 7.2 kilogramë apo 21 inç dhe peshë prej 8.6 kilogramëve. /Telegrafi/