LAJMI I FUNDIT:

Ford e ka gjetur mënyrën se si të eliminohet era që mbanë një veturë e re (Foto)

Ford e ka gjetur mënyrën se si të eliminohet era që mbanë një veturë e re (Foto)

Të gjithëve na pëlqen era që mbanë një veturë e re, por jo edhe kinezëve

Së fundmi, Ford ka aplikuar ta patentojë metodën, që do të shfrytëzojë për të eliminuar aromën që mbajnë veturat e reja, transmeton Telegrafi.


Kjo funksionin në mënyrën e kundërt, me atë që do të dëshironin klientët ta ndjejnë në veturë sa më gjatë që munden.

Raportet tregojnë se tregu kinez, e ka problem shumë të madh këtë aromë, andaj Ford ka punuar me ekspertët më të mirë kinez, të gjejnë shkaktarët e erës dhe ta eliminojnë njëherë e përgjithmonë.

Sipas patentës kjo shkaktohet prej përbërësve organik të paqëndrueshëm, që lirohen prej lëkurës, plastikës, venilit dhe pjesëve tjera të brendshme. Ngjitësit, shtesat dhe pastrueset e xhamave, po ashtu kontribuojnë në këtë erë.

Hulumtuesit kanë gjetur se këta përbërës lirohen në nxehtësi, kryesisht kur vetura është e parkuar në diell. Zgjidhja për të eliminuar këtë aromë, del të jetë nxehja e veturës më masë të madhe apo “pjekja” derisa të mos ndjehet më.

Derisa procesi i zakonshëm është lënia në diell, ndeja e motorit dhe hapja e dritareve, teknikisht do të punohet me anë të një sistemi që detekton erën dhe e ngroh vet veturën derisa të zhduket era.

Për shkak se ky sensor kërkon softuer special, do të jetë në dispozicion vetëm për makinat e avancuara autonome apo gjysmë autonome.

Sistemi do të përfshihet në të gjitha veturat dhe jo vetëm në ato që janë për Kinë, meqenëse përbërësit që e krijojnë erën, janë të dëmshëm për shëndetin, shkaktojnë marramendje dhe dhimbje koke. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla

Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla

Auto
Volvo

Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën

Auto
Një garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?

Një garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S

Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S

Auto
Toyota bZ3C dhe bZ3X do t'i bashkohen tregut të mbushur me automjete elektrike të Kinës

Toyota bZ3C dhe bZ3X do t'i bashkohen tregut të mbushur me automjete elektrike të Kinës

Auto
Kalo në kategori