LAJMI I FUNDIT:

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe specialistët e parë për sulme ajrore

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe specialistët e parë për sulme ajrore

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj ka bërë sot të ditur se Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë shtuar edhe specialistët e parë për sulme ajrore.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Iowa-s, dy ushtarakët tanë përfunduan me sukses të lartë kursin e sulmimit ajror dhe rrugë-zbulimit.


Ai ka shprehur falënderim dhe mirënjohje e thellë për partnerët, Gardën Kombëtare të Iowa-s për këtë mundësi të shkëlqyer, sikur edhe gjithë mbështetjen e mbi një dekade.

“Bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Iowa-s, dy ushtarakët tanë përfunduan me sukses të lartë kursin e sulmimit ajror dhe rrugë-zbulimit.

Ky kurs tejet sfidues teston forcën, shkathtësinë, qëndrueshmërinë, besimin dhe aftësinë e kursantëve për të performuar në lartësi gjatë operacioneve luftarake.

Falënderim dhe mirënjohje e thellë për partnerët tanë, Gardën Kombëtare të Iowa-s për këtë mundësi të shkëlqyer, sikur edhe gjithë mbështetjen e mbi një dekade”, shkruan Mehaj.

Ndryshe, një ditë më parë u bë e ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), do të ndajnë 2.2 miliardë dollarë për investime ushtarake për vendet aleate në mesin e të cilave është edhe Kosova, ka njoftuar Misioni Amerikan në NATO.

Me këtë rast, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, falënderoi sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken për siç tha, angazhimin e palëkundur për paqe dhe siguri.

“Një falënderim personal për Sekretarin Antony Blinken për angazhimin e tij të palëkundur për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë”, shkroi Osmani.

“Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë amerikanë që qëndrojnë gjithmonë me popullin e Kosovës. Së bashku, ne do të shkojmë nga forca në fuqi!”, shtoi ajo. /Telegrafi/