LAJMI I FUNDIT:

Forcat speciale RENEA mësyjnë në fshatin e thellë të Mirditës, kapet i shumëkërkuari për vrasje të dyfishtë

Forcat speciale RENEA mësyjnë në fshatin e thellë të Mirditës, kapet i shumëkërkuari për vrasje të dyfishtë

Forcat speciale RENEA në Shqipëri kanë kapur dhe arrestuar një shtetas shumë të kërkuar për vrasje të dyfishtë me armë zjarri.

Reklama

Pas një operacioni të koduar “Fundi i arratisë”, i zhvilluar në kushte të vështira terreni dhe atmosferike në Kaçinar të Mirditës, është lokalizuar në një banesë të braktisur 49-vjeçari i shumëkërkuar.

“I ndaluari vrau babanë dhe vëllanë e ish-bashkëshortes së tij, më datë 29.08.2022, në banesën e tyre, në Grykë-Zezë, Lezhë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e Policisë së Lezhës, në vijim të punës intensive gjurmuese-policore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për kapjen dhe vënien në pranga të autorit të shumëkërkuar të vrasjes së dyfishtë, me armë zjarri, të ndodhur më 29.08.2022, në Grykë-Zezë, Lezhë, ku u vranë shtetasit P. P., 56 vjeç dhe G. P., 32 vjeç (babai dhe vëllai i ish-bashkëshortes së autorit), mbështetur nga inteligjenca informative, si dhe falë ndërhyrjes profesionale nga shërbimet e RENEA-s, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fundi i arratisë”, të zhvilluar në një terren me kushte tejet të vështira gjeografike dhe atmosferike.

Si rezultat i këtij operacioni, falë kërkimeve të pandërprera dhe ndjekjes intensive, duke përdorur forma dhe teknika speciale hetimi, u bë i mundur lokalizimi në një banesë të braktisur, në fshatin Kaçinar, Mirditë, si dhe kapja e vënia në pranga e shtetasit:
– B. P. (P.), 49 vjeç, banues në Troshan, Lezhë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka caktuar 49-vjeçarit, në mungesë, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi nga veprimet hetimore, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, rezulton se 49-vjeçari, më datë 29.08.2022, për shkak të një konflikti me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, ka vrarë me armë zjarri shtetasit P. P. dhe G. P. (babai dhe vëllai i ish-bashkëshortes së tij).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zmbrapset Vuçiq: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Zmbrapset Vuçiq: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Lajme
Qeveria e Kosovës: Serbia ka vendosur afër kufirit edhe artilerinë e rëndë

Qeveria e Kosovës: Serbia ka vendosur afër kufirit edhe artilerinë e rëndë

Lajme
Policia gjen sërish armë të rënda dhe municion në veri

Policia gjen sërish armë të rënda dhe municion në veri

Lajme
Kështu kishte folur Oliver Ivanoviq për Milan Radoiçiqin - disa muaj para se të vritej

Kështu kishte folur Oliver Ivanoviq për Milan Radoiçiqin - disa muaj para se të vritej

Lajme
Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Lajme
Grumbullimi i forcave serbe në kufi me Kosovën dhe kërkesa e SHBA-së për largimin e tyre – lajm në mediat ndërkombëtare

Grumbullimi i forcave serbe në kufi me Kosovën dhe kërkesa e SHBA-së për largimin e tyre – lajm në mediat ndërkombëtare

Lajme
Kalo në kategori