Forcat e rezistencës ukrainase kanë pretenduar se forcat ruse po fillojnë përgatitjet për një evakuim të mundshëm të rajonit të Zaporizhzhia.
Disa pjesë të rajonit janë pushtuar nga forcat ruse që në shkurt të vitit të kaluar, kur qyteti i Berdianskut ra nën kontrollin rus.
Megjithatë, qyteti i Zaporizhzhias, ka mbetur në duart e Ukrainës, raporton skynews.
Qendra Kombëtare e Rezistencës, e cila u krijua nga një krah i ushtrisë ukrainase, tha se “sipas forcave të rezistencës, administratat okupuese kanë përgatitur një plan evakuimi për stafin dhe familjet e tyre në zonat e pushtuara përkohësisht në Zaporizhzhia Oblast [rajon]”.
Organizata gjithashtu pretendoi se forcat ruse po lëshojnë udhëzime për të shkatërruar dokumente dhe pajisje ushtarake.
Ukraina është ende duke u përgatitur për ofensivën e saj pranverore, e cila mund të shohë pjesë të rajonit të Zaporizhzhias duke u bërë teatri i ardhshëm i luftës.
Kohët e fundit u raportua se Ukraina kishte ndërruar disa njësi të reja në rajon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Turbulenca të forta gjatë udhëtimit me aeroplan Londër-Singapor, humb jetën një person dhe mbi 30 të lënduar
Iranianët dalin në rrugë për t’i dhënë lamtumirën e fundit presidentit Ebrahim Raisi
Kur një autoblindë 70-vjeçare ruse BTR-50 sulmon trupat ukrainase, është një lajm i keq për Moskën
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251