LAJMI I FUNDIT:

Forcat ajrore kërkojnë ide për lehtësimin e urinimit në mision për femrat pilote

Forcat ajrore kërkojnë ide për lehtësimin e urinimit në mision për femrat pilote

Avionët ushtarakë ishin dizenjuar deri me sot me idenë e pilotimit kryesisht nga meshkujt në misionet disaorëshe të luftimit.

Por me shtimin e numrit të femrave pilote në forcat ajrore të SHBA, problemi i nevojave personale gjatë misioneve të gjata taktike, është kthyer në një problem që kërkon zgjidhje afatgjatë.

Prandaj Pentagoni ka nisur të pranojë propozime për zhvillimin e teknologjisë së një sistemi urinimi gjatë fluturimit që do të mund të përdorej edhe nga gratë në misione që mund të zgjasin mbi 10 orë. Profilet moderne të luftës ajrore dhe aftësitë e furnizimit në ajër, kanë zgjatur kohët e fluturimit dhe rrjedhimisht nevojën e ekuipazhit ajror për të kryer nevojat e tyre.

Forcat ajrore evidentuan se pilotet femra po hasnin probleme të konsiderueshme në këtë aspekt që u shkaktojnë atyre lodhje, konfuzion dhe humbje të aftësive konjitive.

Por edhe më parë opsionet e shkarkimit të urinës për pilotët luftarakë në fluturim ishin të kufizuara, pasi vetëm disa avionë kishin enë që e kalonin atë në tuba për ta shkarkuar në ajër. Të paktën nëntë aksidente fatale me gjuajtësit amerikanë F-16 dhe një me gjuajtësit A-10 kanë pasur të bëjnë me pilotin që ngatërrohej me pajisjet e urinimit në fluturim.

Prandaj një konkurrim i kufizuar është hapur për atë që autoritetet quajnë “një sistem i përmirësuar i lirimit të urinës e lëngjeve trupore, sidomos për pilotet femra”. Një nga kategoritë e kërkuara është që sistemi të jetë “i thjeshtë për t’u instaluar dhe çinstaluar për femrat pilote, të mos ketë rrjedhje dhe të mund të përdoret disa herë”.

Aparati ideal duhet të jetë i çmontueshëm në rast të lëshimit të emergjencës nga kabina, të jetë kundër zjarrit në mënyrë që të mos kthehet në një rrezik dhe të funksionojë në kontekstin e kabinës së pilotit luftarak. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori